Policia italiane ka sekuestruar plot 700 kg kanabis në brigjet e Barit, në një skaf që mbërriti nga Shqipëria. Sipas mediave italiane, mjeti lundrues është pikasur në radarin e policisë italiane në zonën e Torres Mares.
Vlera e drogës së sekuestruar arrin në 5 milionë euro.
Policia ka arrestuar skafistin italian Renato Colasuono, 64 vjeç, një emër i njohur për policinë për shkak të lidhjeve me trafikun e drogës.



