Konfrontimet ndërmjet policisë dhe një turmë e zemëruar u bënë të dhunshme natën e së shtunës pas të shtënave me armë të një polici në Milwaukee, i cili vrau një të dyshuar të armatosur gjatë një ndjekjeje në këmbë. Pas përplasjes disaorëshe, zyrtarët e policisë raportuan se gjatë darkës ishte djegur një stacion gazi dhe zjarrfikësit nuk mund të afroheshin tek flakët për shkak të të shtënave.
Më vonë, zjarret kanë filluar në biznese - duke përfshirë një filial të BMO Harris Bank dhe kompani të tjera në këtë qytet. Në fund njerëzit u mblodhën në afërsi të vendit të ngjarjes në anën veriore të qytetit. Kryetari i bashkisë Ashanti Hamilton e ftoi publikun për qetësi, ndërsa një funksionar tjetër i bashkisë tha se nuk do të ketë prani të madhe të policisë në ditët në vijim.
"Oficerët tanë të policisë janë duke bërë çdo gjë që munden për të rivendosur rendin", tha ai. "Nëse e doni djalin tuaj, në qoftë se ju doni vajzën tuaj, shkruajini mesazhe dhe këshillojini të kthehen në shtëpi", shtoi zyrtari i bashkisë.
Shefi i Policisë tha se të paktën 200 persona morën pjesë në kryengritje. Ai tha se ka pasur të shtëna armësh të shumta gjatë gjithë mbrëmjes. Përplasja vjen pas një seri të episodeve të tensionuara në Milwaukee që përfshijnë banorët dhe policinë në fund të korrikut në këtë qytet.



