
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura më këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 19 °C
në vendet e ulëta: 9 / 20 °C
në vendet malore: 6 / 16 °C



