Faza përgatitore për ndërtimin e gazsjellësit TAP po ecën me shpejtësi. Së fundi konsorciumi i ka dhënë të drejtën e shtrimit të tubacionit të gazit një kompanie gjermane. Parashikohet që puna në terren për shtrimin e tubacionit të nisë në mesin e vitit që vjen.



