Ka nisur mbledhja e Komisioni Hetimor parlamentar për çështjen CEZ ku pritet të dëshmojë sërish djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.
Në fillim të mbledhjes kryetari i komisionit Taulant Balla lexoi letrën e policisë, e cila e njoftonte se biznesmeni Nuel Kalaj i cili ishte thirrur të dëshmonte në komision për aferën CEZ, nuk gjendet dhe se në banesën e tij nuk është përgjigjur njeri.
Pasi lexoi shkresën kreu i këtij komisioni Balla theksoi se Kalaj do të merret me forcë që të vij dhe të dëshmoj.
Pas fjales se Balles, ka folur Arben Ristani, i cili i ka kerkuar atij qe te sillet me etike ne drejtim te komisionit. Ai perseriti se ka konflikt interesi ne marrjen ne pyetje te Shkelzen Berishes. “Ju keni konflikt interesi me deshmitarin ne fjale, ndaj duhet te jepni dorehehjen. Ju i keni ende para borxh deshmitarit”, tha Ristani
Por Balla i është përgjigjur Ristanit duke thënë se çështja e intersit me Berishën është sqaruar.
