Ministria e Arsimit shtyn zgjedhjet në universitete për shkak të pandemisë

Ministria e Arsimit shtyn zgjedhjet në universitete për shkak të pandemisë

Ministria e Arsimit ka vendosur që t'i shtyjë zgjedhjet për rektor dhe për anëtarë të senatit në universitete që ishte vendosur të mbaheshin më 12 qershor.

Sipas vendimit të ministrisë zgjedhjet do të shtyhen për shkak të pandemisë së COVID-19 deri në përcaktimin e një date tjetër.

Në letër Shahini thekson se shtyrja është bërë me qëllim që të marrin pjesë të gjithë studentët, të cilët tashmë janë të bllokuar për shkak të koronavirusit. “Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve".

Por, thekson ministrja, procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që institucionet e arsimit të lartë të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës. Kjo do të thotë që procesi i regjistrimit të kandidatëve duhet të vijojë për të qenë gati për fushatën në momentin që do të vendoset data e re pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. “Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët” mbyll njoftimin e saj Shahini.

Kujtojmë se vendimi i Ministrisë së Arsimit për të lejuar zhvillimin e zgjedhjeve në universitete gjatë kohës së pandemisë së COVID-19, ktheu debatet me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ndërkohë sot një grup studentësh kanë paditur në Gjykatën Administrative Ministren e Arsimit Besa Shahini.

Përmes kësaj padie të bërë nga Qëndresa Qytetare dhe një grup studentësh kërkohet anulimi i zgjedhjeve të 12 qershorit.

Parandalimi i zgjedhjeve pa garë është detyrë e jona, janë shprehur studentët që kanë bërë padinë, të cilët theksojnë se s'mund të ketë zgjedhje pa student.

Në padi, ata kërkojnë që të anulohen zgjedhjet e 12 qershorit në universitete, pasi studentët nuk kanë mundësi që të marrin pjesë për shkak të karantinës dhe gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy