
Kisha Katolike e Greqisë është përfshirë në një skandal të madh. Autoritetet e vendit fqinj kanë nisur një hetim, pasi dy priftërinj të lartë në hierarkinë e Kishës kanë përvetësuar një shumë prej 3 milionë euro, duke i investuar ato në disa lokale nate.
Lidhur me këtë gazetari Edmond Guri në një lidhje skype me ‘MCN Live’ u shpreh se kjo është tronditëse teksa bënë të ditur se ka qenë banka ajo që ka denoncuar rastin duke kërkuar hetime pas transaksioneve të mëdha që këta dy zyrtarë.
Ai tha se të përfshirë janë dhe katër biznesmenë që merren me lokalet e natës në zonën e Peloponezit, ndërsa sipas mediave mund të ketë dhe të tjerë të përfshirë.
Bëhet fjalë për një skandal ekonomik të kishës greke ku janë të arrestuar dy zyrtarë të lartë të kishës ortodokse, ku në një hark kohor prej 8 viteve të fundit kanë përvetësuar 3 mln euro por mund të jetë dhe shumë më e madhe. Kjo është një goditje e madhe pasi kjo kishë ka qenë një shembull i mirë duke treguar seriozitet përsa i përket besimtarëve grekë dhe ka qenë banka ajo që ka ngjallur dyshime dhe ka denoncuar rastin pas shumave të larta që këta dy zyrtarë kanë investuar te katër biznesmenë që operojnë në lokalet e natës në zonën e Peloponezit.
Kjo ka detyruar kishën greke të dalë në një deklaratë kisha ortodokse shprehet se pret autoritetet për të zbardhur të vërtetën dhe pas transaksioneve të dyshimta është kërkuar një hetim nga prokuroria e Athinës. Është një tronditje e madhe, një skandal me përmasa të mëdha duke pasur parasysh se kisha katolike ka pasur disa sfida të mëdha sa i përket betejave ligjore. Tronditëse është fakti që bëhet fjalë për shuma të mëdha.
Ajo që është bërë e ditur bëhet fjalë për 4 biznesmenë që janë të njohur për lokalet e natës në zonën e Peloponezit që kanë marrë shuma të konsiderueshme nga këta dy zyrtarë të lartë të kishës, por ende nuk dihet se me çfarë qëllimi apo forme janë bërë këto investime mbetet të shihet nga hetimet. Mediat shkruajnë që përveç dy zyrtarëve ka dhe të tjerë të implikuar por asgjë nuk është verifikuar nga organet kompetente.



