Dita e Verës, Bashkia e Tiranës: Aktivitetet dhe rrugët që bllokohen

Dita e Verës, Bashkia e Tiranës: Aktivitetet dhe rrugët që bllokohen

Nesër festohet Dita e Verës. Për këtë 14 Mars, Bashkia e Tiranës ka menduar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat të shpërndara në gjashtë zona të ndryshme, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga sot, në mesnatë dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i hotel “Dajtit” deri te korpusi i ministrive. Po ashtu, do të kufizohet qarkullimi edhe në rr. “Pjetër Bogdani” segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, në rr. “Brigada VIII”, segmenti “Vaso Pasha – Ibrahim Rugova” dhe sheshi “Nënë Tereza”. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

Tek ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas në urën e Lanës.

Përsa i përket bllokimit të Rr. Pjetër Bogdani dhe Rr. Brigada VIII segmentit Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, qarkullimi do të bëhet në rrugët Vaso Pasha – Ibrahim Rugova.

Përsa i përket bllokimit Sheshi Nënë Tereza, qarkullimi do të bëhet në rrugët Lek Dukagjini dhe Abdyl Frashëri.

Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Mjetet e transportit publik në rrugën “Ibrahim Rugova” do të devijohen në unazën e mesme nëpërmjet urës tek Taivan. Festa do të nisë në orën 09:00 me inaugurimin e Pazarit të Ri, i cili është transformuar tërësisht në një hapësirë multifunksionale, që do të shërbejë jo vetëm si markatë për qytetarët e Tiranës, por në të njëjtën kohë edhe si një zonë tërheqëse për të kaluar pasditen.

Në këtë zonë, do të organizohet Këndi i Fëmijëve te Pikturës, koncerti i Ansamblit të Operas dhe Baletit, ndërsa pasdite do të ketë muzikë live. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin e madh festiv që do të organizohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Parkut Rinia në orën 11:00, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë, Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Klajdi Haruni & Bruno. Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj dhe super street party janë disa prej aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë më 14 mars, duke e kthyer kryeqytetin në epiqendrën e festimeve për Ditën e Verës.

Axhenda e aktiviteteve të Organizuara nga Bashkia e Tiranës

PAZARI I RI 1. Përurimi i Pazarit të Ri - Ora 09:00 2.

Aktivitete për fëmijë dhe të rritur. Ora 10:00-13:00

Këndi I Fëmijëve Piktor -Numra Baleti klasik për fëmijë -Këngëtar të muzikës së lehte moderne -Instrumentistë -Këngëtar të muzikës folk 3. Teatri i Operas dhe Baletit- Performancë Ansambli i Fëmijëve dhe të Rriturit - Ora 12:35-13:00 4.

Koncert Live te Pazari I Ri: Ora 19:00-22:00

Kuartet Harqesh -Marsela Çibukaj -Lindi Islami dhe Venera Lumani -DJ BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT 1. 2400 të rinj dhe qytetarë në një Flash Mob të dancit sportiv- (Bulevardi nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit) Ora 10:00.

Koncert Vodafone me këngëtarë komercial- Përballë ish Hotel Dajtit. Në mes te Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ora 11:00

Ministria e Brendshme, Panairi i Policisë, : Tek sheshi që përfshin nga Ministria e Brendshme deri në fund të Galerisë se Arteve (pjesa ku kufizohet me Hotel Dajtin).

Cirku Kombëtar- Lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, ora 11:00-12:00 5. Këndi i lojërave për fëmijë Vodafone ( Ad.sheshi i gjelbër tek Taiëan)

Aktivitete sportive me fëmijë- Midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Parkut Rinia.

Panairi i shkollave profesionale. BLLOK 1.Street Party 2017 Koncert Telekom

Skena 1-( Rr.Pjetër Bogdani skenë e vendosur tek Coko Bar me pamje nga Ëhiskey Bar) Ora 12:00- 00:00

Skena 2- ( Rr.Brigada VIII, skenë e vendosur në krah të Pepper Longue me pamje nga Sky Toëer) Ora 12:00-00:00

Vodafone Koncert me DJ- Trotuari në krah të dyqanit Vodafone. Ora 15:00-00:00

 SHESHI NËNË TEREZA 1.Summer On Koncert ( Ad.Kolonat,sheshi “Italia”) Ora 11:00- 00:00

Panairi i Biznesit . PIRAMIDA 1.VIZart, Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit Ora 10:00

LIQENI ARTIFICIAL

1.Aktivitete me fëmijët e sporte.

2. Dj Muzike në Parkun e Liqenit Artificial ( Ad.Tek aneksi i digës) Ora 09 :00

3.Në liqen për argëtim , ( Varka, skaf,kanoe, për demostrim nga profesionistët) Ora 10:00

4. Në hapësirat e Parkut. ( Këndi i piktorëve,oaz i lojërave për fëmijë,aktivitete në fushat e sportit,kënd fotografish,libraria e liqenit të hapur,kënd i barbekysë,panairi i artizanëve) Ora 10:00 dhe në vazhdim.

5. Koncert Festiv – Skena e Amfiteatrit, Ora 11:00 6. Parada me veshje karnavalesh- (Nisja nga fundi i digës-finishi kryqëzimi i digës.) Ora 12:00

7. Teatri i Kukullave- Liqeni Artificial 8. Tirana Art Fest – (Ad. Skena e amfiteatrit te Liqeni) Ora 15:00

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy