
Unë e njoh Putinin, e njoh dhe Zelenskyn. Unë do ta zgjidh këtë çështje para se të marr detyrën, do e shmang luftën botërore.
Donald Trump e bëri një deklaratë të tillë duke vlerësuar Viktor Orban si një lider të madh europian dhe duke u siguruar që ai do të shmangë Luftën e Tretë Botërore.
Pasi tha se “Joe Biden është një kërcënim për demokracinë”, Trump shtoi duke kujtuar presidencën e tij:
Ne patëm katër vite fantastike nga pikëpamja ekonomike: nuk patëm inflacion, hoqëm qafe NAFTA-n.
Bumi i radhës ekonomik do të nisë më 5 nëntor 2024.
Një Presidenti duhet t'i jepet imunitet total që të bëjë çfarë të dojë, nuk e them për veten time.
Shpresoj që Gjykata e Lartë të bëjë gjënë e duhur.



