
Lehtësimi i masave anticovid në Shqipëri, të cilat erdhen nga ulja e rasteve me Covid-19, për drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ftuar në edicionin e lajmeve në MCNTV, është i mirëseardhur, meqë na çon drejt normalizimit të situatës me këtë pandemi.
Por, sipas tij, vaksinimi në masë është treguesi më i mirë që duhet të na drejtonte drejt heqjen totale të masave anticovid.
„Vendosja e lirimit të masave është dhënja e mundësive që të bëhen më shumë vaksinime, pra që të bëhen më shumë vaksinime dhe të qarkulloj sa më shumë virusi. Kjo do të na çoj te lirimi gradualisht dhe kthimi në normalitet dhe deri atëherë duhet të bëhet rishikimi i masave dhe kjo nuk varet nga ne, por edhe nga rajoni, dhe nga fakti se a do të ketë mutacione te reja“.
Lidhur me faktin se varianti Indian i virusit, ende nuk është identifikuar në Shqipëri, Brataj thotë se i njejti po shkon drejt shterrimit dhe nuk ka më vend për frikë.
“Çdo mutacion që ndodh në botë, as ne nuk mund të përjashtohemi nga ky proces, varianti rezultoj në 44 vende të botës, dhe rezutoj më shumë në Angli, por ka vende të tjera që nuk kanë mundësi fare të bëjnë sekuencimin e virusit, ne kemi mundësi ta bëjë atë të variantit anglez.
Pastaj është fakti se virusi nuk ka mutacione pa fund, dhe është drejt shterrimit dhe ndryshimeve të veta, kështu qe na çon në optimizëm për situatën që po kalojme , pastaj edhe këtë vit do të bashkëjetojme me virusin”.
Por se çfarë do të thotë për Shqipërinë, aprovimi i Sinovak. Brataj, shprehet optimist për këtë fakt dhe çështjen e lëvizshmërisë më të madhe jashtë kufijve gjatë periudhës së verës.
“Aprovimi nga OBSH, njesoj si vaksinat e tjera, në kushtet e emergjencës është e mirseardhur sepse OBSH është çadra kryesore e botë, që ka të dhëna shkencore dhe është një garanci që kjo vaksinë është e dobishme, efikasitetet normal duhet te testohen nga shkenca, jo nga prodhuesi. Do lëvizim apo jo, neve na intereson më shumë shëndeti i njerëzve, pastaj varet edhe nga gjendja epidimiologjike e njerzëve në atë shtet dhe se ku do të levizin, une mendoj se po, sepse tashmë nuk qarkullojnë më vetëm dy vaksina, dhe nuk mund ti ngrejmë murin njëri- tjetrit. Ka rëndësi vaksinimi, imunizimi dhe gjendja epidemiologjiike e atij vendi”.



