Diplomati Jorgji Kote, deklaratat e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel, pas takimit me liderët e BE, se pas nënshkrimit parashikohet që marrëveshjen do ta kontrollojë menjëherë Gjykata Kushtetuese, i sheh si shumë pozitive.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se ky është problemi me krijimin e asociacionit, rreziku i krijimit të një republike SRPSKA të dytë, në mënyrë që të bëhet një pushtet ekzekutiv të marrë kompetencat e pushtetit të Kosovës dhe kjo të shërbejë si “gozhdë Nastradini për Serbinë”, që të ndërhyjë dhe t’i trazojë gjërat.
Kote tha se duke kaluar ky draft-tekst në parlamentin e Kosovës, do marrë miratimin përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese e cila në vitin 2015 ka bërë një sërë vërejtjesh për marrëveshjen e miratuar.
Kjo është një gjë pozitive e BE që të akomodojë pozicionin dhe vështirësitë e palës së Kosovës për krijimin e këtij asociacioni. Është diçka pozitive për Kosovën, që e lehtëson pozicionin e saj përballë Serbisë.
Teksti model që u tha nga pesëshja që shkoi në Prishtinë, marrëveshjet janë Ohri dhe Brukseli, por ata bënë këto përshtatjen, të akomodosh pozicionet e të dy palëve, t’i bësh qejfin edhe njërës palë edhe tjetrës, në mënyrë që të pranohet ky tekst marrëveshje.
U bë një farë lëshimi, një pozitivitet ndaj Kosovës, i jep një pozicion më të mirë Kosovës në bisedimet e ardhshme me Serbinë.
Duke pranuar këtë asociacionin, edhe Serbia duhet të bëjë lëshime, të pranojë integritetin territorial të Kosovës, të pranohet që është shtet i pavarur, të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.
Të mos bëjë ndërhyrje terroriste siç ndodhi në shtator, të respektojë integritetin territorial të Kosovës çka është në 10 pikat e marrëveshjes së Brukselit, që supozojnë një njohje de fakto të Kosovës nga Serbia, por që Serbia nuk e pranon dhe e shpalli Vuçiç dje.
Kërkesa për nisjen e themelimit të asociacionit, është presion ndaj Kosovës me qëllim të përparojë në bisedime, përndryshe Serbia nuk lëviz ndaj qëndrimi i saj.
Meqenëse Kosova është aleat i perëndimit, mendohet të bëhet sa më parë, por kjo është një thirrje, një trysni, por nuk bëhet për një javë apo muaj, do bëhet teksti do miratohet, deri sa të vemi te Kushtetuesja, do ketë amendime.
Por edhe nëse e pranon Kosova, a do e pranojë Serbia?
Serbia nuk është e interesuar për asociacionin, e përdor si sebep për të bërë grindje, por duke ditur që Kosova nuk do e miratojë, mendon ta shtyjë këtë problem me BE dhe SHBA.
Ky është një ngërç i madh që nuk duhet shpresuar për një zgjidhje, aq më tepër në qershor të 2024 kur bëhen zgjedhje në Amerikë dhe Europë, do vazhdohet tërhiq dhe mos këput dhe të dy palët të mos kalojnë në veprime të përshkallëzuara.
Ky ishte qëllimi që i ftuan dje në Bruksel, ishin një show. Janë si ceremonitë simbolike që ne e bëmë tonën, ju bëni tuajën. Atmosfera mes Beogradit dhe Prishtinës, pas 24 shtatorit është e minuar.
Presidenti Vuçiç në vend të afrohet po largohet më tepër, duke thënë se nuk ka OKB për Kosovën. Nuk ka afërsi, por ka largim nga palët, sidomos nga Beogradi.
Pa dhënë garanci Serbia se nuk do të kryejë më sulme terroriste, nuk do të ketë dialog, ose do të ketë të mënyrës tërhiq dhe mos këput.



