Hapet tenderi për aeroportin e Vlorës

Hapet tenderi për aeroportin e Vlorës

Hapet gara për tenderin e aeroportit të Vlorës. Gara për tenderin ndërkombëtar hapet sot dhe përfundon më 12 mars. Pas shpalljes së fituesit, punimet për ndërtimin e aeroportit pritet të fillojnë më 31 maj 2020.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, tha gjatë prezantimit se tenderi do të pasohet nga të tjerë në funksion të planit të investimit që ka qeveria.

"Kemi ngritur një tender ndërkombëtar për një vepër ndërkombëtare, bazuar në parimet e barazisë dhe konkurrencës. Ky aeroport është pikënisja e planit të investimit që kemi. Shumë shpejt do të hapet tenderi Adriatiko-Jonian, Thumanë- Rrogozhinë. Do punojmë për tunelin e Llogarasë. Hapet zyrtarisht thirrja për ndërtim dhe operim të aeroportit. Shpallim sot hapjen e këtij tenderi ndërkombëtar, do të sjell konkurrencës dhe shërbime të larta. Me 12 mars përfundon afati për të dorëzuar ofertat. 35 vite zgjat koncesioni. 31 maj fillojnë punimet për ndërtimin e tij", tha Balluku.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se aeroporti i ri do të ndikojë në rritjen e turizmit.

"Numri i turistëve të huaj që vijnë nga ajri do vijë gjithmonë në rritje. Këtë vit 6.3 milionë turistë të huaj, ose 10% më shumë se një vit më parë”, tha Klosi.

Ndërsa për kreun e Aviacionit Civil, Krislen Keri, aeroporti i Vlorës do të ulë tarifat e fluturimeve, pasi i heq monopolin Tiranës.

"Monopoli i Aeroportit Nënë Tereza ka qenë pengesë për ecurinë e aviacionit. Hapja e punimeve për dy aeroporte të tjera do përmirësojë shërbimet dhe do të sjellë tarifa më të ulëta për të gjithë qytetarët”, tha Keri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy