
Beteja për vendoret në PD, duket se do të sjellin surpriza nga më të ndryshmet, edhe për faktin se kësaj i shtohet procesi i primareve, që mëton të sjellë më të fortin dhe më të përkushtuarin për të fituar një bashki.
Asllan Dogjani, ish-deputet, së fundmi ka shfaqur ambicien për të kandiduar për kryetar të Bashkisë Kamëz.
Në “MCN live” Dogjani, tha se primaret janë proces që për herë të parë i japin vlerë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së të cilët mund të konkurrojnë për të parin e bashkisë.
Ajo që më ka shtyer të kandidoj është fakti se vet qytetarët e Kamzës, anëtarët dhe simpatizantët dhe strukturat tjera të partisë, ata më kanë nxitur vet të kandidoj, sepse vjet në lista kam qenë i fundit, dhe kam marrë rreth 6 mijë voata ata votuan për mua, dhe unë tashmë do tua kthej përmes përkushtimin tim si kandidat dhe doa tua kthej këtë vlerism më punë.
PD në Kamzë është e bashkuar, nuk ka fraksione, nuk ka grupe të ndara, janë të baghskuar të gjithë, dhe në udhëëizmin e primareve që kanë nxjerr, mund të hysh të kandidosh, muhd të propozojnë, të vetpropozohen, dhe pastaj ato cohen për votim bazës.
Duke qenë i prirur të besoj në një proces transparent dhe demokratik ju siguroj se ne raste se do zgjidhem prej jush si kandidat për kryetar Bashkie ne do të marrim votat maksimale.
Dogjani, duke qenë i bindur se në këtë garë vjen me një mbështetje maksimale nga ana e banoreve në zonë, u shpreh se edhe nëse do të ketë përballë një kandidat si ish-kryetarin e Kamzës, Xhelal Mziu, ai tha se do të dal më i fituar me vota, sesa ai.
Duke qenë se Kamza është qytet në zhvillim, çdokush është i lirë të kandidoj, duke marrë parasysh nxitjen dhe mbështetjen që kam marrë nga banorët, kam marrë këtë vendim dhe do të përballëm me këdo që del përpara.
Unë gëzoj më shumë mbështetje se Xhelal Mziu, sepse unë kontaktoj me banorët, por në fund janë anëtarët dhe simpatizantët e PD që do ta tregojnë më votë se kush ka mbështetjen më të madhe aty.
Gara është e lirë dhe zakonisht aty dalin jo më pak se 20 veta sepse ka potencial në Kamzë, por 2-3 kandidatura do ti çohen qendrës për votim. Unë nisem nga mbështetja popullore që kam sepse vjet pa qenë i deleguar në Kamzë, kam marrë aty rreth 3 mijë vota, pus disa që më kanë vjedhur në Paskuqan, pra unë nisem dhe bazohem te realiteti dhe mbështetja që kam marrë.
Me një fjalë mua nuk më intereson kandidati, më interesojnë problemet dhe hallet e banorëve, shqetësimet e tyre.



