Sllovenia pezullon “Johnson & Johnson” pas vdekjes së një 20-vjeçareje

Sllovenia pezullon “Johnson & Johnson” pas vdekjes së një 20-vjeçareje

Sllovenia ka pezulluar vaksinimin me “Johnson & Johnson” pasi një 20-vjeçare ndërroi jetë pasi mori dozën e parë.

Mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër vaksinimit në Slloveni.

Pezullimi do të jetë në fuqi derisa ekspertët të shqyrtojnë nëse ekziston një lidhje mes vdekjes së të resë dhe vaksinës që ajo mori dy javë më parë, tha të mërkurën ministri i Shëndetësisë Janez Poklukar.

Vdekja e gruas këtë javë ishte rasti i dytë serioz i efekteve negative të vaksinës Johnson & Johnson, e cila është aplikuar në 120,000 njerëz në Slloveni, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve STA.

Vaksinimi është rritur ndjeshëm në Slloveni javët e fundit pasi autoritetet prezantuan lejet Covid të cilat nevojiten për të punuar në firmat shtetërore.

Sllovenia ka rekomanduar vaksinat Johnson & Johnson për të gjithë njerëzit mbi 18 vjeç, ndryshe nga disa vende që e kanë kufizuar përdorimin e tyre tek njerëzit e moshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy