Ndahet nga jeta bashkëshorti i ministres Elva Margariti

Ndahet nga jeta bashkëshorti i ministres Elva Margariti

Bashkëshorti i ministres së Kulturës, Elva Margariti, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Sipas burimeve nga Ministria e Kulturës, bashkëshorti i ministres, Artan Asllani, humbi betejën me një sëmundje të rëndë, prej të cilës vuante prej vitesh.

Homazhet, para se i ndjeri të përcillet për në banesën e fundit, do të mbahen nesër në orën 09:00.

Elva Margariti, e cila u bë pjesë e kabinetit qeveritar në dhjetor të 2018-s, e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së publikut. Bashkëshorti i saj i ndjerë, aksioner i një kompanie dekorimesh, nuk është parë në krah Margaritit për ta shoqëruar në eventet e organizuara nga Ministria që ajo drejton. Ata kanë një vajzë 10 vjeçe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy