Rama dhe Meta, 30 minuta në Presidencë/ Ja kush është kreu i ri i SHISH-it

Rama dhe Meta, 30 minuta në Presidencë/ Ja kush është kreu i ri i SHISH-it

Helidon Bendo do të jetë kreu i ri i Shërbimit Informativ Kombëtar. Emri i tij doli pas takimit që kreu i qeverisë, Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta zhvilluan në një takim në Presidencë, i pari kokë më kokë që pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Njoftimi i Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy