Xama: Banka e Shqipërisë ka mbajtur dy qëndrime të ndryshme dhe jotransparencë për tenderin e ndërtimit të saj

Xama: Banka e Shqipërisë ka mbajtur dy qëndrime të ndryshme dhe jotransparencë për tenderin e ndërtimit të saj

Ndërtimi apo rikonstruksioni i ish-Hotel Dajti i marrë për Bankën e Shqipërisë është përcjellur me sekrete të publikimit të tenderit të saj.

Gazetarja Ola Xama në emisionin “MCN economy”, thotë se kemi të bëjmë me jotransparencë dhe skenar të pabazë nga ana e BSH e cila nuk ka treguar asnjë detaj për tenderin fitues të rikonstruktimit të saj, ndërkohë që me ligj lejohet një gjë e tillë.

Për Xamën, Banka ka përdorur dy qëndrime të ndryshme, sepse një herë ka bërë të ditur që do të publikoj emrin e kompanisë fituese të tenderit, më pas e ka hequr paragrafin nga faqja e saj publike.

Sa i përket pjesës së çështjes së punimeve, unë jam palë e prekur sepse nga ana e institucionit jam refuzuar të më japin informacion për kompaninë fituese në tender, vlerën e projektit, deri te mënyra se si është bërë përzgjedhja e kompanisë deri te kopja e kontratës.

Që në vitin 2017 ka kërkuar informacion por edhe në atë kohë BSH ka refuzuar të jap informacion, duke u mbrojtur në klasifikimin të informacionit sekret të bankës, por pastaj bëri njoftimin. Edhe pse e ka bërë njoftimin, që në bazë të ligjit, duhej ta kishte bërë, banka jo vetëm nuk e ma mbajtur angazhimin dhe kërkesës për informacion i është përgjigjur që do ta publikoj, më pas ka hequr paragrafin në faqen e saj ku thotë se nuk mundet ta jap si informacion të klasifikuar si sekret bankar, pra ka mbajtur dy qëndrime të ndryshme dhe jotransparence për tenderin e ndërtimit të saj.

Pra, është falsifikim sepse fsheh diçka, prandaj mua më shtohen dyshimet që ka ndodhur një aferë dhe ka fakte të tërthorta që të e vërtetojnë atë. Fondi i prokurimit nga 16 milionë € është bërë 18 milion €.

Me ndërhyrjen e komisionari për informim publik, është detyruar dhe pas seancës dëgjimore, të jap informacion dhe çështja është ankimuar në gjykatë të shkallës së Im dhe tashmë ndodhet në Gjykatën e Apelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy