Festat zyrtare/ Qeveria i kalon Bashkisë së Tiranës dekorimin e ministrive

Festat zyrtare/ Qeveria i kalon Bashkisë së Tiranës dekorimin e ministrive

Dekorimi i godinave të ministrive me rastin e festave zyrtare do të jetë komptencë e Bashkisë së Tiranës. Sipas VKM të botuar në Fletoren Zyrtare, realizimi i dekorit të godinave të ministrive me rastin e festave zyrtare do të bëhet nga Bashkia Tiranë, bazuar në kërkesat e ministrive. Marrëdhëniet ndërmjet ministrive dhe Bashkisë Tiranë për realizimin e dekorit të ministrive rregullohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Viti 2018 është shpallur nga qeveria si viti mbarëkombëtar i Skënderbeut. Shpallja e këtij viti si viti i Skënderbeut u bë në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 2”.

Heroi kombëtar do të përkujtohet me aktivitete të shumta gjatë vitit që shënon përvjetorin e 550-të të vdekjes së tij. Aktivitetet në kuadër të këtij viti i shtohen atyre të festave zyrtare dhe përkujtimit të eventeve apo figurave të tjera të rëndësishme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy