Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV/ Çipa: Situatë alarmante, terror psikologjik ndaj punonjësve të medias (VIDEO)

Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV/ Çipa: Situatë alarmante, terror psikologjik ndaj punonjësve të medias (VIDEO)

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, kërcënimet e denoncuara publikisht nga drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, i cilëson alarmante.

 

Duke folur për “MCN Live” ai e cilëson ngjarjen një terror psikologjik, ndaj punonjësve të medias.

 

Sipas tij, përsëritja e këtij episodi kërcënimi, përbëjnë sfidë ndaj sigurisë dhe garancisë njerëzore, ndërsa shton se organet ligjzbatuese mbajnë qëndrime të patolerueshme ndaj të fuqishmëve dhe personave që kanë asete kriminale. 

 

Është një situatë e pazakontë, situatë e paprecedentë, e cila vendos në qendër të goditjes dhe shantazhimit, pavarësisht angazhimit në biznes, ai ka statusin e drejtorit të një kompanie mediatike. Fakti që dy prej episodeve të denoncuara nga drejtori i përgjithshëm i MCN TV dhe stafi i televiozionit, është alarmante. Është shantazh i drejtpërdrejtë, cenohet rendi institucional. 

 

Kërcënimi dhe shantazhi demonstron këtë arrogancë edhe në mjedise mediatike. Duhet të alarmohet bota e medias në përgjithësi por edhe institucionet. Reagimet e kolegëve, bazohen drejtpërdrejtë te sfida që i bëhet rendit dhe sigurisë, pavarësisht nga marrëdhënia e pronarit i cili ka disa biznese. 

 

Edhe në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë duke pasur parasysh këtë presion psikologjik ndaj stafit të gazetarëve të cilët kanë denoncuar jo vetëm këtë episod, por edhe presionin e grupit që organizon kërcënimin, jemi krah tyre. Kjo si çështje na alarmon dhe shqetëson, duket sikur në mjediset mediatike po shtohen këto shfaqje, përgjithësisht për gazetarët që raportojnë për veprimtaritë kriminale, që ka kërcënime verbale të pazakonta. 

 

Çdo gjë që kërcënon sigurinë e njeriut, është një sfidë për shtetin ligjor. Nëse një grup kriminal apo 3-4 persona kërcënojnë një person, pavarësisht statusit të tij, në ambientet e medias, kjo është alarmante dhe është një sfidë për rendin dhe sigurinë, për garancinë e sigurisë njerëzore. Përsëritja e këtij episodi kërcënimi, këto janë sfida ndaj sigurisë dhe garancisë njerëzore, ndërsa organet ligjzbatuese mbajnë qëndrime të patolerueshme ndaj të fuqishmëve dhe personave që kanë asete kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy