Beteja me “Lufrën” për aflatoksinën/ Sokolaj: Fermerët mund të negociojnë çmimin, por jo cilësinë e produktit (VIDEO)

Beteja me “Lufrën” për aflatoksinën/ Sokolaj: Fermerët mund të negociojnë çmimin, por jo cilësinë e produktit (VIDEO)

Kompania “Lufra” po refuzon qumështin e blegtorëve duke pretenduar se ai përmban aflatoksinë. Granit Sokolaj nga qendra “Alert” duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv tha se Ministria e Bujqësisë dhe AKU duhet të marrin masa që qumështi të mos dalë me aflatoksinë. Ai u shpreh se është për t’u përshëndetur vendimi i “Lufrës” për mos pranimin e qumështit me aflatoksinë, ndonëse faji nuk është i fermerëve, që s’mund t’i dallojnë myokotoksinat me sy. Sipas Sokolajt fermerët mund të negociojnë vetëm çmimin me kompaninë, jo cilësinë e produktit. 

 

Jemi përballë një situate aspak të këndshme. Veprimi i çdo Lufre të mundshme që të mos pranojë qumësht me aflatoksinë është për t’u përshëndetur. Alarmi i parë u ngrit nga deputeti Brace, dhe shpreh habinë time se si një deputet që ka shumë mandate deputet, kërkon që kompanitë të marrin qumështin me aflatoksinë. I mirëkuptoj blegtorët sepse janë në pikën e hallit me investimet që kanë bërë. 

 

Nuk besoj se qëndron pretendimi se Lufra që po e bën këtë për uljen e çmimit. Nuk ka asnjë shkak tjetër përveç ushqimit. Ngarkesa të tëra me misër nga Serbia ka rezultuar me aflatoksinë. Ministria e Bujqësisë dhe AKU duhet të marrin masa që qumështi të mos dali me aflatoksinë. Në rregullimin e tregut s’të detyron shteti që të marrësh qumështin tim. Edhe fermerët janë në hall, s’kanë faj, sepse mykotoksinat s’shihen me sy.

 

Blegtorët kanë një shoqatë të tyren dhe mund të shkojnë te ministria e Bujqësisë, t’i zënë derën, të kërkojnë dialog dhe të negociojnë me kompaninë për çmimin. Por mund të negociohet vetëm çmimi, jo cilësia e produktit”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy