Kapet grupi i hajdutëve, vidhnin banesa në Tiranë (VIDEO)

Kapet grupi i hajdutëve, vidhnin banesa në Tiranë (VIDEO)

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për një seri vjedhjesh të kryer në Tiranë në 6 muajt e fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin nr.5 Tiranë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë për 6 raste të vjedhjes së banesave dhe të pronës, raste këto të ndodhura muajt e fundit.

Janë arrestuar: Sehad Docci, 22 vjeç, banues në Kamëz - Tiranë ( në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa). Albion Shehu, 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz - Tiranë. - Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore - Tiranë. Gjithashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, më datën 06.11.2017, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - Vasil Aruci, 33 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike.

Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi, në bashkepunim me njeri - tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh., dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizor, një shumë lekësh, vegla buqësore dhe ndërtimi.

Vjedhje të tjera për të cilat ata dyshohen

• Te ngjarjes së ndodhur me datë 07.07.2017 , ku kanë vjedhur servisin në pronësi të shtetasit B.O. , në Kamez .

• Te ngjarjes së ndodhur me date 15.09.2017 ku kanë vjedhur banesen në pronësi të shtetasit Q. D. , , në Paskuqan Nr. 1 .

• Të ngjarjes , së ndodhur me datë 26.09.2017 ku kanë vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës ne pronesi te një kompanie celulare ne Bathore.

• Të ngjarjes , ndodhur me datë 24.10.2017, ku kanë vjedhur banesen në pronesi të shtetasit A. P, në Bathore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura ku vijon puna per gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera te vjedhura në keto objekte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy