Bushati: Ardhja e Melonit në Shëngjin për interes elektoral, Rama blen marrëdhëniet ndërkombëtare (VIDEO)

Bushati: Ardhja e Melonit në Shëngjin për interes elektoral, Rama blen marrëdhëniet ndërkombëtare (VIDEO)

Analisti Andi Bushati, për vizitën e kryeministres Giorgia Meloni në Shqipëri dhe më konkretisht në kapin e refugjatëve në Shëngjin, thotë se është interes i saj elektoral europian dhe nga ana tjetër interes lobimi ndërkombëtar i kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Bushati deklaroi se ka disa interesa të pathëna që janë realisht të qarta, ku nga njëra anë Meloni vjen në Shëngjin, te zona ku Italisë i është dhënë sovraniteti për kampet, tre ditë para zgjedhjeve elektorale europiane, ku ajokryeson listën e partisë së vetë.

 

Drupal Ad

 

Interesi i Meloni është i pastër, të bëjë fushatë me një gjë që ajo e ka kalin e vetë të betejës, luftën kundër emigrantëve dhe mos lejimin e një fluksi më të madh emigrantësh të mësyjnë në vendin e saj nga vende të tjera.

Edi Rama ka tjetër interes, ka interes që këto janë mënyrat me të ciklat ai blen marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ne sot e pamë shumë mirë se çfarë tha Rama për afganët, kur asnjë vend tjetër nuk i priste, ne si vend i presim dhe i paguajmë nga buxheti i Shqipërisë.

Rama thotë se unë po i shtrij dorën kryeministres së vendit të tretë më të fuqishëm të Bashkimit Europian.

Interesat janë të qarta, interesa elektorale për Melonin, interesa lobimi për Ramën. Europa ka një problem real me partitë e ekstremit të djathtë, ksenofobe, fryma e të cilëve është anti-emigrantë.

Largimi i vëmendjes nga problemet e krizave, duke projektuar fajin te emigrantët, ky është një realitet. A zgjidhet problemi i emigracionit në këtë mënyrë? Besoj që jo.

Vetë Meloni kur ishte opozitare kishte tjetër pikëpamje, që duhet ta zgjidhim problemin në Afrikë.

Këto kampe refugjatësh që vënë në diskutim të drejtën për azil dhe të drejtat e njeriut, shihen si zgjidhje nga europianët që ja po përpiqemi ti vëmë një fre emigracionit.

Unë nuk mendoj se problemi i emigracionit, zgjidhet duke eksportuar Guantanamo në qiell të hapur jashtë vendeve të BE.

Lidhur në komunikimin në italisht të kryeministrit Rama në konferencën me homologen Meloni, Bushati renditi disa arsye, mes të cilave atë të “shpëtimtarit të Melonit”.

Mendoj se foli në italisht për disa arsye, së pari se i lejon vetes të mburret me një italishte që nuk e ka të keqe.

E dyta është sepse Rama është kapluar në një delir, fakti që është kthyer në mollë sherri në politikën e brendshme italiane, do t’i tregoj Melonit, se unë kam përveshur llërët dhe kam hyrë në sherr për ty me një pjesë të mediave të opozitës italiane. Synon të luajë rolin e shpëtimtarit të Melonit.

Ne kemi parë reportazhin e Rai3 por kanë qenë dhe shumë media italiane tejet kritike me këtë kryeministër i cili është pjesë e familjes europiane të së majtës dhe bën fushatë dhe për ekstremin e djathtë.

Ndërsa për akuzat e Arebn Ahmetaj, Bushati u shpreh se nuk dha prova të qarta dhe se nuk tha ndonjë gjë që nuk dihej.

Faktin që tha se ka parë bandit në zyrën e kryeministrit të tij, këtë e dimë. Ahmetaj përmendi me emër si koordinator të bandave kriminale Agasin e Durrësit, por nuk bëri një akuzë preçize.

Nuk është se prokuroria duhet të ndërhyjë, se nuk ka akuzë konkrete. Deklaratat e tij morën peshë se ka qenë zëvendësi i Ramës dhe se shefi i tij takon banditë dhe koordinon grupet kriminale.

Është një goditje shumë e rëndë morale. Po të ishim një vend demokratike Ahmetaj duhet të ishte në Shqipëri dhe t’i nënshtrohej drejtësisë.

Këtë na e dëshmon fakti që të penduarin në publik po bën ai që i ka shpëtuar zgjedhës së burgut, tregon se është më mirë që është jashtë se brenda.

Se nëse do ishte si Bllako, Koka etj., pasi ne kemi një sistem drejtësie që varet nga pushteti.

Ahmetaj është më i dobishëm duke qenë jashtë dhe duke folur se duke qenë në burg dhe duke heshtur.

Opozita është në të drejtën e saj të protestojë, por mungesa e kredibilitetit që ka kjo opozitë dhe ai grupi i mjerueshëm njerëzish që mbledh në protestë qoftë para parlamentit dhe qeverisë, duket sikur i shfryn skandalet e kësaj qeverie.

Se këto skandale duket të mblidhnin gjithë Shqipërinë në shesh. Duket sikur opozita krijon një efekt të kundërt me atë që s’do të bëjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy