Nuk ka prodhuar asnjë marrëveshje as takimi i dytë ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe Kryedemokratit Lulzim Basha. Pas daljes nga zyra e Presidentit Nishani Rama tha se jemi sërish me të njëjtën ofertë për zv. Kryeministrin një ministër për zgjedhjet elektronike. Ndërkohë nga ana tjetër Basha tha se Rama nuk dha asnjë ofertë. Sakaq Basha ka zbuluar se cilat ishin dy shtyllat e marrëveshjes që përmendte në çadër.



