Buxhuku: Kolaudimi i banesave është i nevojshëm, por qytetarët nuk kanë besim tek shteti

Buxhuku: Kolaudimi i banesave është i nevojshëm, por qytetarët nuk kanë besim tek shteti

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se kolaudimi i banesave është  një proces i nevojshëm, por shtoi se besueshmëria e qytetarëve tek shteti ka rënë aq shumë sa mendohet se çdo veprimi fshihet diçka.

Duke vijuar më tej, Buxhuku tha se ligjet në vendin tonë asnjëherë nuk bëhen mirë.

Edhe standardet që ne përdorim, standardi 50-vjeçar është relative. Në Evropë ka dhe ndërtesa 100-vjeçare kur vë afat 50-vjecar shpresoj të jetë vënë mbi bazën e  standardit shqiptar Ekspertët e dinë që me cilësinë dhe materialet ne futemi tek risku kur kalon 50 vjet pasi godinat degradohet. Këto 50-vjeçarin shpresoj të jetë i përzgjedhur mirë dhe besoj se është i tillë. Cilësia e materialeve dhe projekti do ketë qenë i tillë, i dobët që e kanë bërë 50-vjeçarin si kohë kritike që duhet kaluar në kolaudim, për të parë nëse ndërtesa është e sigurtë apo jo. Diskutohet për siguri.

Kaluam nga siguria, që do të thotë unë si pronar i asaj ndërtese dua të jem i interesuar të jetoj në një shtëpi të sigurtë. Kur kalojmë tek banka, por dhe në tregun e shitjes së pasurive vlerave e kësaj prone do ishte më e vogël nëse do ishte e pasigurtë. Është detyrë e shtetit të kontrollojë cilësinë, jo vetëm në fazën e kolaudimi, pro duke filluar që nga ndërtimet. Fakti që bëhen kolaudime e quaj të nevojshme. Por problemi është se besueshmëria e shtetit ka rënë de mendoj se gjithçka që bëhet me djallëzi. Ka rënë besimi tek shteti. Janë dy pika të tjera, kosto dhe pjesa ligjore.

Së pari shtetit ka detyrë të kontrollojë sigurinë e banesave, por problemi është se nuk kemi besim tek ky shtet. Çdo lëvizje që bën shteti e paragjykon, pasi shteti nuk e ka përligjur besimin e qytetarëve. Nuk besoj se ligjet tek ne janë të kopsitura mirë. Problemi kryesor e kemi te ligjet e bëra keq.

Një nga pasojat është se çfarë bëhet me kreditë bankare që janë dhënë këto shtëpi. Çfarë ndodh me këto pasuri dhe cila do jetë e ardhmja? Çfarë behet me shtëpitë që janë dhënë me qira me kontratë?

Nëse vlera e kolateralit bie, i bie që dhe bankat të jenë të prekura. Transferohet problematika dhe tek sistemi bankar. Kjo pronë nëse është e prekur në cilësinë dhe sigurinë e saj vlera reale është më e vogël sesa në momentin kur nuk e dije se është me probleme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy