Fushata zgjedhore/ Soko: Maxhoranca vjen me librin më të keq të rekordeve, lideri i përfolur për krime (VIDEO)

Fushata zgjedhore/ Soko: Maxhoranca vjen me librin më të keq të rekordeve, lideri i përfolur për krime (VIDEO)

Pano Soko nga Nisma Thurje në MCN Live ka komentuar fushatën zgjedhore ku bëri një panoramë të maxhorancës për të cilën u shpreh se ajo po vjen e përgjysmuar dheme rekordet më të këqija.

Ai tha se problemi i tyre është SPAK, ndërsa liderit të kësaj force i ka dalë emri në Amerikë për krime. Sipas tij, votën e diasporës apo e përdor thjeshtë për ampulë vetëbesimi për të mbajtur njerëzit të karikuar.

Maxhoranca vjen këtu me librin më të keq të rekordeve që mund të ketë ardhur ndonjë forcë politike në një garë politike. Ajo vjen e përgjysmuar për shkak të drejtësisë ku personat janë në hetim, burg, arrest dhe gjykim. Vjen me rekordin më të keq të gjithë përdorimit të parasë publike si në kuadrin e rishpërndarjes së të mirës materiale në mes shoqërisë, por dhe në kuadër të pjesës së kapitalit që kemi bërë për të investuar. Kemi investime që kanë kthyer në 10 vjet vetëm 0.03%, pra 100 herë më pak. Ekonomia shqiptare është dyfishuar nga 2013, pensionet janë rritur me 23%, as indeksimi nuk është me 23%.

Maxhoranca vjen dhe me një gjë tjetër që është pritshmëria për të ardhmen, sot të gjithë ata që do përbënin makinerinë e PS janë hallin e SPAK dhe kur zgjidhen në mëngjes hapin telefonin dhe kontrollojnë portalet dhe shohin mos u ka dalë emri i tyre aty. Kjo është atmosfera ku PS po operon sot dhe kjo e gjithë sjell demotivim, sepse është e njëjta histori që do vazhdojë të përsëritet. Kemi liderin e maxhorancës të përfolur për krime dhe jo këtu por në Amerikë.

Ndërsa sa i përket votës së diasporës këto janë ampula vetëbesimi, duke qenë se rekordet dhe atmosfera këtu brenda njihet dhe shihet ai ka nevojë për ti mbajtur njerëzit të karikuar dhe u thotë kemi votën e diasporës, por për ta nëse PS do ishte shpresë ata do ishin kthyer këtu.

Sa i përket të gjithë opozitës ai u shpreh se kandidatët që konkurrojnë janë të gjithë humbësa. Sipas tij ata që konkurrojnë përveç se duhet të jenë të përgatitur dhe me vizion duhet të jenë dhe të pjekur.

Morali është e vetmja formë, për të larguar të vjetrën. Paraja, pushteti, krimi janë të forta, por morali është më i fortë se këta por është i brishtë dhe ky është ai që ne kemi pasur si pol i tretë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy