Një 45-vjeçar i kërkuar nga Italia për trafik të drogës u arrestua në Elbasan.
FNSH Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e të shpallurit në kërkim ndërkombëtar Afrim Tarelli (Zeneli), 45 vjeç banues në Elbasan
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Tarelli, është shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 25 Mars 2014, pasi Gjykata e Apelit Torino me vendim të datës 22 Prill 2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.
Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.



