Ka nisur puna për zëvendësimin e 4 mijë pusetave të vjedhura në Kryeqytet. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi këtë të martë se aksioni ka nisur pranë institucioneve arsimore dhe do të vijojë në të gjitha rrugët, ndërsa paralajmëroi se të gjitha fonderitë që blejnë pusetat e vjedhura do të ndiqen penalisht.



