Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë edhe këtë vit shpërblim për festat e fundvitit. Ky fakt u konfirmua dje nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Ahmetaj tha se në programin e qeverisë është parashikuar vazhdimi i paketës së solidaritetit për pensionistët.
“Për pensionistët, sigurisht që do të vazhdojmë politikën e bonusit që kemi vendosur në programin e qeverisë”, u shpreh ministri.
Po ashtu, nga muaji maj 2018 pensionistët do të përfitojnë edhe rritjen e pensionit. Ministri Ahmetaj shpjegoi se fondi do të jetë 1,8 miliardë dhe indeksimi i pensioneve do të jetë më i lartë se norma e inflacionit. Për rritjen e pagave, kreu i Financave konfirmoi rritjen 5 për qind për infermierët, mjekët dhe arsimtarët.



