Basha nuk njeh referendumin e Berishës: Ka një PD dhe një Kuvend!

Basha nuk njeh referendumin e Berishës: Ka një PD dhe një Kuvend!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur nga selia blu, duke thënë se nuk njeh referendumin e bërë këtë të shtunë nga Sali Berisha për Shkarkimin e tij. Në një deklaratë për media, Basha tha se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve, siç e quajti ai selinë e PD.

I pyetur nga gazetarët se ka zëra që Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit mund të vijnë në seli për të lexuar rezultatet e referendumit, Basha këmbëngul se nuk ka pasur një të tillë sot.

E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qenë të shtëpinë e dmeokratëve. Do të qëndrojmë me vetëdijen për të gjitha gabimet e të kaluarës. Gabimet e të kaluarës kur përsëriten nuk do ta marrin më peng PD. Sot ka pasur vetëm një aktivitet ai ka qenë Kuvendi. Nuk ka referendum. Ka një PD dhe një Kuvend. Unë di që ka disa anëtarë të PD që ju bëj thirrje që të bashkohen”, deklaroi Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy