Pse Meghan dhe Harry nuk kanë më plan të kthehen në rrjetet sociale

Pse Meghan dhe Harry nuk kanë më plan të kthehen në rrjetet sociale

Afërsisht një vit pasi u larguan nga familja mbretërore, Meghan Markle dhe Princi Harry vendosën që përfundimisht të dilnin edhe nga rrjetet sociale, duke fshirë përfundimisht profilin @SussexRoyal.

Një burim pranë çiftit tha për mediat amerikane se Meghan dhe Harry nuk kanë në plan që të rikthehen në Instagram, Twitter apo Facebook për të promovuar angazhimet e tyre me fondacionin. Por nuk ekziston as mundësia që të krijojnë profile personale. Arsyeja pas këtij vendimi vjen për shkak të ‘urrejtjes’ që iu përcoll online.

Ky hap nuk është shumë surprizues, pasi Meghan më herët ka deklaruar se bullizmi që i bëhej online gjatë kohës kur u bë pjesë e familjes mbretërore ka ndikuar në shëndetin e saj mendor.

"Më thanë që në vitin 2019 isha personi që kanë ofenduar më shumë në të gjithë botën. Gjatë asaj kohe nuk dilja as një public. Isha në leje lindjeje ose isha bërë nënë. Është diçka kaq e rëndësishme, nuk mund ta mendosh se si ndihesh. Për shkak se nuk më intereson nëse jeni 15 apo 25 vjeç, nëse njerëzit po thonë gjëra që nuk janë të vërteta, ajo që i bën shëndetit tuaj mendor dhe emocional është kaq e dëmshme", tha ajo në prodcast-in “Teenager Therapy”.

Por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të përditësohemi për jetën e çiftit. Thjesht jo përmes rrjeteve të tyre sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy