Erdogan do të shkrijë Ministrinë e Punëve Europiane

Erdogan do të shkrijë Ministrinë e Punëve Europiane

Nëse do të rikonfirmohet president i Turqisë në zgjedhjet e 24 qershorit, Recep Tayyip Erdogan, do të shkrijë Ministrinë e Punëve Europiane me atë të Jashtme. Lajmin e bën të ditur “Hurriyet”, e cila saktëson se kjo lëvizje ka të bëjë me premtimin e presidentit për të reduktuar nga 25 në 15 numrin e ministrive të Turqisë. Kjo bëhet e mundur falë ndryshimeve kushtetuese që bëjnë të ligjshëm sistemin presidencial, duke i dhënë më shumë pushtet kreut të shtetit.

Marrëdhëniet me Brukselin me shumë gjasa do t’i besohen njërit prej 4 zv.presidentëve që Erdogan do të ketë në administratën e re. Në manifestin elektoral të AKP-së, partia e Erdoganit, premtohet forcimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me disa rajone, në mënyrë të veçantë me BE-në.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy