
Pamjet që shihni në video janë dëmtimet e shkatuara nga shirat e dendur dhe rrëshqitjet e dheut në aksin Sarandë-Borsh.
Ky aks është një prej rrugëve që mori dëmtimet më të mëdha, duke kufizuar ndjeshëm edhe qarkullimin e automjeteve.
Ditën e djeshme rruga u nda në dy pjesë, me një krisje lehtësisht të dukshme, ndërkohë që ditën e sotme duket se dëmet janë thelluar, duke fundosur thuajse plotësisht njërin krahë të aksit, konkretisht në hyrje të Borshit.
Ky aks rrugor është bërë tashmë i pakalueshëm nga mjetet e tonazhit të rëndë, e jo vetëm.
Mësohet se ky segment që shihni në video ka vetëm pak kohë që është përfunduar.



