Gjermani, 98-vjeçari që shërbeu si roje për nazistët akuzohet se ka ndihmuar në vrasjen e mijëra të burgosurve

Gjermani, 98-vjeçari që shërbeu si roje për nazistët akuzohet se ka ndihmuar në vrasjen e mijëra të burgosurve

Një burrë që shërbeu si roje në kampin e përqendrimit “Sachsenhausen” në vitet 1943-1945 është akuzuar për vrasje.

Gregor F, 98 vjeç është shtetas gjerman me banim në qarkun Main-Kinzig, pranë Frankfurtit.

98-vjeçari akuzohet se ka mbështetur vrasjen mizore dhe dashakeqe të mijëra të burgosurve.

Mbi Gregor F, i cili në ato vite ishte i mitur rëndojnë shumë se 3,300 akuza për bashkëpunim në vrasje.

Akuza u ngrit në Gjykatën Shtetërore të Hanau. Prokurorët thanë se një raport nga një ekspert psikiatrik tetorin e kaluar përcaktoi se i dyshuari ishte i aftë për t'u gjykuar, megjithëse me kufizime.

Më shumë se 200,000 njerëz u mbajtën në Sachsenhausen, në veri të Berlinit, midis 1936 dhe 1945.

Dhjetëra mijëra vdiqën nga uria, sëmundjet, puna e detyruar dhe shkaqe të tjera, si dhe nga eksperimentet mjekësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy