Karaj: Nga fundi i shtatorit do të shohim një flakë të re në PD

Karaj: Nga fundi i shtatorit do të shohim një flakë të re në PD

Analisti Romeo Karaj tha në studion e MCN Informacion se pret ndryshime në gjirin e PD-së brenda shtatorit. Sipas tij këto ndryshime do të vijnë për shkak të përplasjes së flukseve në parti.  

 

Parashikoj zhvillime brenda vetë PD. Me njerëzit që unë kam kontakt nga PD dhe që e kuptojnë mirë, që nuk do të kenë shans të fitojnë me Berishën në 2029. Ata e shohin të pamundur që me këtë Berishë të fitojnë. 

 

Disa kanë hyrë në PD për të qenë rrangallë pas dikujt apo për të përfaqësuar interesat e votuesve. Unë mendoj që nga fundi i shtatorit e pas do të kemi një flakë të re në PD. A do të arrijë ajo të bëjë ndryshimin mbetet pyetja. 

 

Nuk merret parasysh ndikimi i elektoratit. Nuk sheh ndonjë idealist as te Rama dhe as te Berisha. Shkojnë thjesht për interesat e xhepit. Ata e morën vesh që edhe pa Bashën, e panë që Berisha nuk garanton çuarjen në pushtet. Nuk pranojnë ata që njëherë ta bësh qafir Ilirin dhe pastaj të marrësh Blushin e t’ua bësh deputet. Ata janë pazarxhi. Do ta shohin që me Berishën nuk u del. Fakti që nuk kemi drejtësi na sjell të bëjmë sot këto komente. 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy