Negociatori i PPE: Duhet konsensus politik, kriza rrezikon zgjedhjet

Negociatori i PPE: Duhet konsensus politik, kriza rrezikon zgjedhjet

Një ditë pas vizitës në Tiranë, negociatori i PPE-ve, David McAllister bën të ditura detaje rreth negociatave të së martës me palët politike. Në një postim në rrjtete sociale, McAllister thekson se gjatë negociatave ka pasur përparim për disa çështje, por nuk është gjetur dakordësi për çështjen kryesore: datën e zgjedhjeve. McAllister thekson se kriza politike në Shqipëri rrezikon zgjedhjet e planifikuara për në muajin qershor.

“Prej javësh Shqipëria kërcënohet nga një krizë serioze politike në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në qershor. Në Tiranë kam shkuar për të sheshuar përplasjet midis qeverisë dhe opozitës. Në disa çështje patëm shpresë dhe bëmë përparim. Por çështja kryesore e datës së zgjedhjeve dhe formimit të një qeverie kalimtare teknike, nuk kishte mirëkuptim. Tani është koha, konsensus politik për të kapërcyer bllokimin”, shprehet McAllister.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy