
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka debatuar me gazetarin Enton Abilekaj, për futjen në treg të filetove të pulës me salmonelë nga kompania AMG Food.
Abilekaj kërkoi të dijë sasinë e pulës me salmonelë që ka përfunduar në treg dhe arsyen pse kur u zbulua salmonela te ky produkt nuk u u njoftuan njerëzit për të mos e blerë.
Unë mendoj se në ato 51 biznese ku është shpërndarë duhet të njoftonte njerëzit të mos i blejnë. Sa përqind është shitur? Duhet të kemi hartën se ku ka shkuar, sa janë shitur. Ju jeni përgjegjës, si flini gjumë kur ndodh kjo? Pasi e gjejmë ta bllokojmë, ndërkohë gjysma mund të ketë ikur dhe njerëzit e kanë përdorur.
Para hetimit është mos konsumimi. Pastaj a do të dënohet njeri është tjetër çështje. A po konsumohet? Sa përqind është shitur? Problemi është përgjegjësia politike. Ajo që është urgjente, ku ka shkuar dhe sa është shitur?
Nga 41 ton, 7 ton ka dalë me salmonelë, pjesën tjetër nuk e dimë, kush e ka ngrënë ne nuk e dimë akoma.



