Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh tha në studion e MCN Economy se 1 467 000 listë pagesa i mungojnë sigurimeve shoqërore.
Duke vijuar Hoxha tha se kjo mungesë do të ndihet edhe pas 30 viteve.
Nga raporti i KLSH të tetorit të 2025 që është publikuar sot, kushdo mund ta shohë, më rezulton që Instituti i Sigurimeve Shoqërore, kontributet që kanë derdhur qytetarët nga 1 janari 1994 dhe deri sot i mungon lënda e parë, kontributi i qytetarëve në këto vite, e cila shërben për të llogaritur pensionet, në 1 467 000 mijë listë pagesa i mungojnë.
Këtu kanë përgjegjësi dhe ata që drejtojnë Institutit e Sigurimeve Shoqërore dhe ata që janë ricikluar, ndër to dhe Vjollca Braho, e akuzuar penalisht nga mua që i ka dështuar hedhja e të dhënave. Ko është arsyeja që edhe pas 30 viteve do të ndihet mungesa e të dhënave të qytetarëve që do të kenë një periudhë të paguar, por të panjohur.
Si do i hedhin këto të dhëna, si mund të rikuperohet kjo mungesë dokumentacioni.
Dy institucioneve, Tatimet dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore luajnë ping-pong me njëra-tjetrën duke hedhur fajin për mbledhjen e këtyre dokumenteve.
1 467 000 listë pagesa i mungojnë sigurimeve shoqërore.
Po ashtu Hoxha tha se mungesë të derdhjes së kontributeve edhe nga institucionet shtetërore.
Është evidentuar që ka mungesë të derdhjes së kontributeve nga subjektet private, por edhe shtetërore. Kjo më shqetëson.



