Superushqimi mesdhetar që ul kolesterolin dhe presionin e gjakut

Superushqimi mesdhetar që ul kolesterolin dhe presionin e gjakut

Vaji i ullirit është baza e dietës mesdhetare. Vaji i ullirit, veçanërisht ai i papërpunuar, është “nyja lidhëse” midis të gjitha llojeve të dietës mesdhetare. Vaji i ullirit është lloji kryesor dhe shpesh i vetmi, i yndyrës që përdoret në kuzhinën mesdhetare, në ndryshim nga dietat e tipit perëndimor ku dominojnë yndyrnat e ngopura shtazore, konsumi i shtuar i të cilave shoqërohet me rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, kryesisht sëmundjeve koronare të zemrës.

Vaji i ullirit është një vaj i shëndetshëm, falë përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura deri në masën 83%. Sipas studimeve të shumta shkencore, një dietë e pasur me acide yndyrore të pangopura në krahasim me dietën tipike “perëndimore” e pasur me yndyra të ngopura:

-çon në uljen e kolesterolit total dhe atë të “keq” (LDL)

-ndihmon në parandalimin e aterosklerozës dhe si rrjedhim në mbrojtje nga sëmundjet koronare të zemrës

-stimulon uljen e presionit të gjakut dhe mbron nga kanceri.

-Mund të përdoret në gatim ose në tigan- ku i reziston më shumë skuqjes se çdo yndyrë tjetër, por këshillohet që shtohet në fund të gatimit, ku shija e veçantë i shton “diçka tjetër” gjellës, duke e mbajtur edhe të pandryshuar.

Efekti i dobishëm i vajit të ullirit është për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura, por edhe përmbajtjes së lartë të substancave antioksidante si vitamina E dhe polifenolet. Megjithatë, më e rëndësishmja nga të gjitha është se falë vajit të ullirit ne hamë shumë perime dhe bishtajore, pasi vaji është ai që e bën gatimin e tyre më të shijshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy