Ekonomi: Tre mesazhet e rëndësishme që dha Rama në fjalimin e tij në Bordin e Paqes

Ekonomi: Tre mesazhet e rëndësishme që dha Rama në fjalimin e tij në Bordin e Paqes

Është firmosur zyrtarisht Bordi i Paqes nga 50 shtete, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e United States Institute of Peace “Donald J. Trump” në Washington, D.C.

Gjatë seancës, kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes, duke theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi të ri ndërkombëtar për promovimin e paqes dhe stabilitetit global.

Deputetja e PS-së, Milva Ekonomi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, renditi tre mesazhet kryesore që, sipas saj, përcolli Rama në fjalimin e tij.

Fjalimi kishte disa mesazhe të rëndësishme. E para thoshte që rrugëtimi i Shqipërisë dhe pjesëmarrja në Bordin e Paqes ishte vendimarrje e arritur mbi bazën e dy partive kryesore. Elementi i dytë kishte të bënte me rolin që duhet të marrë organizata e OKB, faktin që duhet të ribëjë veten, mund të jetë një element i rëndësishëm që Bordi i Paqes mund ta japë një spunto.

E treta, rolin që ka Shqipëria si një vend që eksporton stabilitet dhe paqe. Në Bordin e Paqes, ka të bëjë me vendosjen e paqes. Shqipëria është një vend që ka eksportuar paqe, e ka treguar edhe nëpërmjet disa misioneve ndër vite. Ka qenë drejtuese e OSBE për një periudhë kohe, apo ‘pen holder’ në Këshillin e Sigurimit së bashku me SHBA.

Ishin gjithashtu pjesë e fjalimit të kryeministrit. Nga ana tjetër, fakti që ai e lidhi edhe ardhmërinë e Gaza, me atë që Shqipëria është e gatshme të bëjë me paqen në Gaza, që të ketë mundësi për të një të ardhme më të qetë dhe me prosperitet.

E lidhi paqen në Gaza edhe në pjesën tonë, luftën mes Serbisë dhe Kosovës, ku vetë zoti Trump ka ndërmjetësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy