Denoncuan vdekjen e Mahsa Aminit, lirohen me kusht dy gazetaret iraniane

Denoncuan vdekjen e Mahsa Aminit, lirohen me kusht dy gazetaret iraniane

Dy gazetaret iraniane Niloufar Hamedi dhe Elaheh Mohammadi, të arrestuara në shtator të vitit 2022, pasi kontribuan në përhapjen e lajmit për vdekjen e të resë Mahsa Amini dhe fotografitë e saj në spital, janë liruar me kusht nga burgu Evin në Teheran.

Dy koleget, përkatësisht 36 dhe 31 vjeç, kanë pozuar për një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku duken të buzëqeshura teksa janë kapur për dore jashtë burgut.

Mohammadi, gazetare e gazetës Ham Mihan, u dënua në vitin 2023 me 6 vjet për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 5 për komplot kundër sigurisë së vendit dhe një për propagandë kundër Republikës Islamike.

Dënime të ngjashme për Hamedin, fotografen e gazetës Shargh, autoren e fotos së Aminit në spital, e cila u dënua me 7 vjet, një më shumë se kolegu i saj, për “krimin” e parë të bashkëpunimit me SHBA.

Që të dyja ishin në burg që nga arrestimi i tyre pak ditë pas vdekjes së Mahsa Aminit, ndërsa ky fakt filloi të nxiste protestat të cilat vazhduan për shumë muaj në të gjithë vendin.

Pagesa për lirimin e tyre ishte rreth 170 mijë euro, por ato nuk do të mund të largohen nga vendi.

Ata do të qëndrojnë jashtë burgut deri në gjykimin e Apelit, data e të cilit ende nuk është caktuar. Niloufar Hamedi është autorja e fotografive të Mahsa Aminit në koma dhe të prindërve të saj të përqafuar në një korridor të spitalit ku 22-vjeçarja ishte e shtruar deri sa gjeti vdekjen.

Ndërsa Elaheh Mohammadi kishte shkruar për funeralin e vajzës me origjinë kurde, në Saqqez në perëndim të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy