Çokollatë që vjen nga shfrytëzimi, 1.5 milionë fëmijë punojnë për prodhimin e kakaos

Çokollatë që vjen nga shfrytëzimi, 1.5 milionë fëmijë punojnë për prodhimin e kakaos

Një studim i ri i Universitetit të Çikagos ka zbuluar se puna e fëmijëve në prodhimin global të kakaos është rritur. Kjo rritje ka ardhur edhe nëse merr parasysh premtimet e kompanive ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e kakaos së mbledhur nga fëmijët.

Sipas studimit, i cili u porosit nga Departamenti Amerikan i Punës, më shumë se dy të pestat (43 për qind) e të gjithë fëmijëve të moshës midis pesë dhe 17 vjeç në rajonet ku rritet kakao në Gana dhe Bregun e Fildishtë (prodhuesit më të mëdhenj të kakaos në botë) janë të angazhuar në punë e rrezikshme.

Në total, rreth 1.5 milion fëmijë punojnë në prodhimin e kakaos në të gjithë botën. Gjysma e tyre gjenden vetëm në këto dy kombe të Afrikës Perëndimore. Sipas raportit, puna e tyre përfshin përdorimin e mjeteve të mprehta, punën gjatë natës dhe ekspozimin ndaj produkteve agrokimike.

Përqindja e fëmijëve që punojnë është rritur me 14 për qind në dekadën e fundit, thuhet në raport, ku theksohet se kjo rritje është reflektuar te një ngritje me 62 për qind e prodhimit të kakaos gjatë së njëjtës periudhë.

Sipas Richard Scobey, president i Fondacionit Botëror të Kakaos, raporti tregon se "ka ende shumë fëmijë në bujqësinë e kakaos, të cilët bëjnë punë për të cilën janë shumë të vegjël, ose punë që i ekspozon ata ndaj rreziqeve". Fondacioni përfaqëson kompani që trajtojnë rreth 80 për qind të zinxhirit botëror të furnizimit me kakao.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy