Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u diskutua për djegien e pallatit të kompanisë “Arlis”, pranë Farmacisë 10 në Tiranë, ku dy ditë më parë u dogjën mbi 30 apartamente dhe u lënduan 11 persona.
Gazetari Andi Tela u shpreh se në Shqipëri mungojnë ekspertët që njohin dhe verifikojnë materialet e përdorura në fasadat e ndërtesave.
Materiali i përdorur për fasadën në vetvete mund të jetë cilësor dhe me funksion izolimi termik, por problem mbetet mënyra e aplikimit dhe mungesa e specialistëve të kualifikuar për instalimin e tij.
Materiali i përdorur këtu është shumë i mirë, sepse ka qëllim izolimin termik dhe nuk ka nevojë që të riparohet.
Por mënyra se si është vendosur se si është punuar, pa specialitetin e duhur është gabim. Shteti nuk ka ekspertë që njohin këto materiale. Këtu çalon e gjitha te paaftësia.
Zjarri është shkaktuar nga ajri dhe jo nga leshi i gurit.
Kostoja e atyre familjeve që kanë humbur shtëpitë është problemi. Dhe janë shumë pallate të tilla në Tiranë.



