
U hodh paraditen e sotme shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Tetë skuadrat që kanë arritur deri në këtë fazë u njohën me kundërshtarët që do të kenë përballë, në synimin për të arritur te Kupa e Shqipërisë.
Gazetari dhe autori i emisioneve sportive, Gert Çarçani, thotë për MCN live se me këtë short u kthyen edhe sistemi vajtje-ardhje, gjë që nuk ishin në turet e kaluara.
Para pak çastesh u hodh dhe shorti për takimet çerekfinalesh, kompeticioni i dytë në rang kombëtar më i madh pas AbisnetSuperiore, që është Kupa e Shqipërisë që vjen ekskluzivisht prej këtij sezoni në MCN tv. Natyrisht janë tetë skuadra që u shortuan sot që brenda pritshmërive kaluan në raundin e I të 16 ta që u zhvilluan javën e kaluar.
Do të kemi që nga ky tur çerekfinal do të rikthehet sistemi vajtje-ardhje, në një kohë që takimet e turit ta kaluar u luajtën në tek- ndeshje dhe emetimin direkt. Nga çerekfinalet dhe në vijimësi do të zbatohet pra edhe sistemi i ndeshjeve vajtje -ardhje. Po kështu nga takimet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale do ti bashkëngjitet edhe kompeticionit të Kupës, sistemi VAR i teknologjisë së gjykimit, pra atë të kenë këtë sistem përveç arbitrave në fushë, gjë që nuk e kishin në raundin e mëparshëm.
Shorti u përcaktua sipas procesit ku katër ekipet me të forta dhe sipas rregullit, katër të tjerat u ndan në dy vazo respektive, pra ekipet e Partizanit, Egnatias, Vllaznisë dhe Tiranës ishin në një vazo dhe tjerat ishin në vazon tjetër.
Sipas Çarçanit, shorti është i favorshëm për formacionin e Partizanit.
Mund të themi deri diku që është një short i favorshëm për formacionin e Partizanit, kampionen në fuqi, teksa ka duel po kaq interesante është edhe Teuta- Tirana që ripësëritet, këtë radhe Kupa dhe shorti i vuri bashkë në çerekfinale. Laci-Egnatia po ashtu është një paralele e edicionit të kaluar, teksa Erzeni-Vllaznia është një tjetër ndeshje ku favorizohet shkodranët.
Takimet e para do të luhen me 20 dhe 21 shkurt, kurse të kthimit me 5 mars.



