Spiropali: Shqiptarët që kthehen janë shpresa e progresit të vendit

Spiropali: Shqiptarët që kthehen janë shpresa e progresit të vendit

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku vlerëson rolin e të rinjve shqiptarë që studiojnë jashtë dhe zgjedhin të kthehen në atdhe.

 

Gjatë një pritjeje të organizuar nga ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott, Spiropali thekson se u ndje e prekur nga fenomeni që e cilëson si ndër më kuptimplotët dhe më shpresëdhënësit për vendin: kthimi i të rinjve të arsimuar jashtë. 

 

Sipas saj, studentët pjesë e programit Chevening kanë studiuar në universitetet më të mira britanike dhe, pavarësisht mundësive që kanë jashtë, kanë zgjedhur të rikthehen në Shqipëri për të kontribuar. 

 

“Kthimi nuk është zgjedhja më e lehtë, por është një akt përgjegjësie qytetare dhe besimi ndaj vendit”, shprehet Spiropali, duke nënvizuar se këta të rinj përfaqësojnë një standard që institucionet shqiptare duhet ta njohin dhe ta mbështesin më shumë. 

 

Deputetja thekson se progresi i Shqipërisë nuk vjen nga fjalët, por nga merita dhe kontributi konkret i njerëzve që vendosin të ndërtojnë të ardhmen e vendit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy