Kur kanë mbetur vetëm tre muaj para zgjedhjeve, situatat brenda maxhorancës nuk është e qetë. Kësaj here përplasja ka ndodhur për zgjedhjet e ardhshme, pasi PS në disa deklarata edhe të vetë kryeministrit janë të bindur se zgjedhjet do të zhvillohen edhe pa opozitë.
Por kundër kanë dalë aleatët kryesor të kooalicionit ku kanë theksuar se pa opozitën zgjedhjet nuk mund të bëhen.
Kështu ka deklaruar sot kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama.
I pyetur nëse LSI do të marrë pjesë në zgjedhje pa opozitën, Luan Rama tha se zgjedhjet pa të janë absurd dhe krijojnë kaos.
“Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Pa opozitën zgjedhjet nuk mund të bëhen. Ulja e palëve në tryezë, drejtimi i duhur. Të mos ketë polemika nga çadra apo ballkoni i pushtetit”, tha ai.
Për sa i përket regjistrimit në KQZ, Luan Rama tha se LSI respekton afatet ligjore. “Respektojmë afatet ligjore për regjistrimin në KQZ. I fryjmë zjarrit kur themi zgjedhje pa opozitën. Zgjedhjet pa opozitën janë absurd, krijojnë kaos, nuk ndodhin në asnjë vend demokratik. S’mund të ketë zgjedhje që paraprihen nga konflikti”, deklaroi ai.



