Beyonce reagon për buzët

Beyonce reagon për buzët

Stafi i Beyonce ka dënuar spekulimet se diva e muzikës, në pritjen e ëmbël të dy binjakëve ka bërë ndërhyrje në buzë.
Përfaqësuesja e saj, Yvette Noel-Schure, thotë se shkak i fryrjes së buzëve të këngëtares është shtatzania.

“A e dini ju që përveç shtimit në peshë ka ndryshime dramatike dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke rritur qarkullimin që shkakton ënjtje?

A e dini se shpesh mishrat e dhëmbëve ënjten? A e dini që ndonjëherë prek dhe të folurën tonë, aftësinë për të patur vëmendje dhe shumë gjëra të tjera?”, ka thënë ajo.

Reagimi i stafit të këngëtares vjen pas komenteve të shumta në ditët e fundit, në postimet e Beyonce në Instagram, ku kritikohej se gjatë shtatzënisë kishte bërë ndërhyrje për të fryrë buzët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy