Gjykata gjermane dënon me 8 vjet burg emigrantin për vrasjen e ish-të dashurës, 15-vjeçare

Gjykata gjermane dënon me 8 vjet burg emigrantin për vrasjen e ish-të dashurës, 15-vjeçare

Një gjykatë gjermane ka dënuar një emigrant me tetë vjet e gjysmë për vrasjen e ish-të dashurës së tij 15-vjeçare.

Abdul D, që besohet të jetë një emigrant afgan, pranoi vrasjen e Mia V në muajin dhjetor të vitit të kaluar në qytetin jugperëndimor të Kandelit.

Prokurorët besojnë se ai ka vepruar nga xhelozia dhe hakmarrja pasi Mia, një shtetas gjermane, u nda prej tij.

Mia dhe vrasësi i saj u takuan në shkollë dhe qendruan disa muaj para se ajo të përfundojë marrëdhënien disa javë para vdekjes së saj, thanë prokurorët.

Ajo është therur shtatë herë me thikë kuzhine jashtë një dyqani më 27 dhjetor.

Ajo dhe prindërit e saj kishin shkuar më parë në polici për sjelljen ngacmuese dhe kërcënuese të ish të dashurit të saj, shkruan BBC.

Gjyqi për vrasjen e adoleshentes u mbajt me dyer të mbyllura në një gjykatë për të mitur, ku prokurorët kishin kërkuar një dënim maksimal prej 10 vjetësh.

I akuzuari tha se ishte 15 vjeç në kohën e krimit, por një vlerësim mjekësor i ekspertëve të urdhëruar nga prokurorët tha se kishte më shumë gjasa të ishte midis 17 dhe 20 vjeç.

Ai arriti në Gjermani në prill 2016 si një i mitur i pashoqëruar dhe kishte bër kërkesën e tij për azil të refuzuar në shkurt 2017.

Në kohën e krimit, ai jetonte në një grup të mbikëqyrur në qytetin e Neustadtit dhe shkonte në shkollë në Kandel.

Rasti nxiti zemërimin kombëtar dhe çoi që grupet e ekstremit të djathtë të mbanin protesta ksenofobike si pjesë e fushatës së tyre të gjerë kundër emigrantëve.

Demonstrata kanë kapluar gjithashtu qytetin lindor të Chemnitz , pasi një 35-vjeçar u godit nga dy persona nga Siria dhe Iraku që më pas u arrestuan nga policia.

Të shtunën, u zhvilluan protesta në të dy qytetet rreth 350 njerëz u mblodhën në Kandel, ndërsa 11,000 protestues anti-migrantë u përplasën në Chemnitz.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy