Tre raste janë të dyshuara në Kosovë për koronavirus.
Pacientët që po analizohen në QKUK janë një shtetas i huaj 69-vjeçar, i cili ka udhëtuar nga Italia.
Ndërsa dy të tjerët janë shtetas kosovarë, njëri 25 vjeç dhe tjetri 23, të dy të sapombërritur nga Italia.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po kryen analizat për të tre rastet.



