Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar sot gjithë shqiptarët për 112-vjetorin e krijimit të alfabetit shqiptar.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet mirënjohës për kontributin e rilindasve të kombit të cilët 112 vite më parë në Kongresin e Manastirit nësuan alfabetin e gjuhës shqipe.
‘’Në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj nga çdo armik apo gjakprishur, i shërben identitetit tonë kombëtar’’ shkruan Presidenti.
Në kangjellat e rrethimit të Presidencës janë ekspozuar foto dhe dokumenta nga punimet e Kongresit të Manastirit.
‘’Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku, pas sakrificash të panumërta të patriotëve dhe intelektualëve tanë.
Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë të kombit tonë, që 112 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t'i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.
Në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj nga çdo armik apo gjakprishur, i shërben identitetit tonë kombëtar.
I lumtur që në përvjetorin e kësaj ngjarjeje të shënuar kombëtare, të ekspozoheshin në Institucionin e Presidentit, dokumente dhe foto nga punimet e Kongresit të lavdishëm të Manastirit’’ shkruan Meta.



