Paga e luftës/ Denoncon Bardhi: Rama ka gënjyer, ekonomia nuk mbahet në këmbë me mashtrime

Paga e luftës/ Denoncon Bardhi: Rama ka gënjyer, ekonomia nuk mbahet në këmbë me mashtrime

Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku i kujton premtimin që ka bërë se në fund të muajit do jetë paga e gjithkujt që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punojnë. Por sipas Bardhit, “e vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët”.

STATUSI I BARDHIT

Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se "NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”.

E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.

2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.

3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës.

Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy